Distria Krasniqi kalon në çerekfinale, mposht Dimitrova-n

Xhudo

Distria Krasniqi kalon në çerekfinale, mposht Dimitrova-n

Më: 29 prill 2022 Në ora: 10:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi prek çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Xhudistja mundi bullgaren Gabriela Dimitrova me IPPON, duke kaluar në çerekfinalen të këtij Evropiani.

Distria tregoi performancë të mirë në duel me bullgaren dhe me meritë është kualifikuar në rundin tjetër, ku do të përballet me Amandine Buchard.

Flaka Loxha e nis furishëm Evropianin, mund bullgaren

Xhudistja jonë e mundi bullgaren Snezhana Gramatikova me IPPON, duel ky që përfundoi pak më parë.

Loxha tregoi formë të mirë duke arritur fitoren e parë në këtë eveniment të madh të xhudos.

Loxha në duelin e dytë ndeshet me polaken Julia Kowalczyk.

Ndërkaq, Distria Krasniqi rrethin e parë e kalojë pa luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat