Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë për ta rritur performancën e vet

Xhudo

Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë për ta rritur performancën e vet

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:27
Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë për ta rritur performancën e vet

Një ekip anglez u xhudos ka arritur në Kosovë ku për qëllim kanë rritjen e performancës së tyre duke u stërvitur bashkë me ekipin e Kosovës të xhudos në Pejë.

Trajneri Driton Kuka ka thënë se janë shumë ekipe dhe trajnerë më nam botëror që po e vizitojnë qendrën nacionale të xhudos në Pejë.

Madje, sipas tij, trajneri që ka arritur me ekipin anglez, kishte ardhur në Kosovës pas luftës me ushtrinë angleze.

"Qendra Nacionale në Pejë …

Foto me pamje të mrekullueshme të bjeshkëve që rrethojnë qytetin tonë

Trajnerë me nam nga mbarë nota me ekipet e tyre po qëndrojnë këto ditë në Pejë!

Kësaj radhe e veçantë ardhja e ekipit anglez në vendin tonë. Një prej tyre kishte zbarkuar me ushtrinë angleze si ushtar pas luftës e tash po vjen si trajner me ekipin e xhudos për të stërvitur me ekipin tonë për të rritur performancën e ekipit të tij!", njofton Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat