Agron Kuka: Distria me hapa të sigurt po stabilizohet në kategorinë e re 

Xhudo

Agron Kuka: Distria me hapa të sigurt po stabilizohet në kategorinë e re 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2022 Në ora: 18:17
Agron Kuka: Distria me hapa të sigurt po stabilizohet në kategorinë e re 

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, sot nuk u përmbajt kundër kundërshtareve, duke i deklasuar sidomos në finale fitoi me ippon për vetëm një minutë ndaj hungarezes Reka Pupp.  

Kampionja olimpike në kategorinë -48 kg, tani po e tregon veten edhe në kategorinë e re – 52 kg, ku sot fitoi medaljen e artë në Grand Slam, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se Disi po stabilizohet në kategorinë e re.  

 “Sot në Grand Slam Tbilisi, ekipi ynë u paraqit me një garuese e kjo ishte Distria Krasniqi që garoj në kategorinë - 52 kg.

Distria me hapa të sigurt po stabilizohet në kategorinë e re dhe këtë e dëshmoj edhe sot në Grand Slam Tbilisi duke u stolisur me medalje të artë dhe 1000 pikë të vlefshme për ranglistën botërore!

Distria po trason rrugën për normën olimpike Paris 2024 e cila fillon në fund të muajit”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat