Klubi Polici dhe Studenti, shënojnë rezultate të shkëlqyeshme në Sllovaki

Xhudo

Klubi Polici dhe Studenti, shënojnë rezultate të shkëlqyeshme në Sllovaki

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 12:10
Klubi Polici dhe Studenti, shënojnë rezultate të shkëlqyeshme në Sllovaki

Në Bardejov të Sllovakisë është mbajtur turneu ndërkombëtar në xhudo “Bardejov” Open, në të cilin kanë marrë pjesë mbi 600 garues nga më shume se 10 shtete.

Të pranishëm në këtë garë ishin edhe garuesit e klubit të xhudos “Polici” të Prishtinës dhe “Studentit të Vushtrrisë.

Ditën e pare u arritën këto rezultate:

Image

1. Sara Osmani vendin e parë U18
2. Zani Hysko vendin e parë U18
3. Diar Jashari Vendin e dytë U18 
4. Rrezarta Alimi vendin e dytë U18 
5. Bleona Gerxhaliu vendin e dytë U18 
Ndërsa Arlind Mustafa ngeli pa medalje.

Ndërsa ditën e dytë të gjithë garuan edhe ne U21 

Image

Rezultatet:

1. Sara Osmani vendin e dytë U21
2. Bleona Gerxhaliu vendin e parë U21
3. Arlin Mustafa vendin e tretë U21
4. Diar Jashari vendin e dytë U21
Ndërsa Rrezarta Alimi ngeli pa plasman.

“Një falënderim i veçantë shkon për kryesinë e klubit të xhudos “Bardejov” në krye me trajnerin Jan Arendac!
Për fund dua të falënderoj trajnerët e KJ “ Polici” Bekim Salihu, Linda Cena, Kastriot Cena, Vendim Racin. 
Edhe pse nuk arrita me ngritë flamurin në Greqi arrita të e ngris me rezultate në Sllovaki.

Nuk ka me u ndalë në shërbim të atdheut.

Për mua gjithmonë Kosova do të jetë e para!”, thotëm Anton Cena, trajner i klubit “Polici”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat