Ekipi i xhudos do të marrë pjesë në Oran 2022

Xhudo

Ekipi i xhudos do të marrë pjesë në Oran 2022

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 14:30
Ekipi i xhudos do të marrë pjesë në Oran 2022

Ekipi i xhudos është duke u përgatitur në Poreq të Kroacisë për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, përgatitje këto që po mbështeten nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ekipi i xhudos do të marrë pjesë në Oran 2022 me garuesit: Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Shpat Zekaj dhe Arbër Kullashi, të cilët do të udhëhiqen nga trajneri Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.

KOK u ka mundësuar mbulimin e shpenzimeve të të gjithë sportistëve të 13 sporteve për LM Oran 2022.

Oran 2022 mbahet prej 25 qershor - 6 korrik 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat