Dardan Cena shkëlqen, fiton medalje në Kampionatin Evropian

Xhudo

Dardan Cena shkëlqen, fiton medalje në Kampionatin Evropian

Nga: K.G.. Më: 16 shtator 2022 Në ora: 17:36
Dardan Cena shkëlqen, fiton medalje në Kampionatin Evropian

Xhudisti i talentuar, Dardan Cena, shkëlqen në Kampionatin Evropian për U21.

Cena është fitues i medaljes së bronztë. 

Edhe një sukses i madh për xhudon duke iu falënderuar punës së palodhshme të trajnerit më të mirë në botë, Driton Kuka.  

“Kampionati Evropian U21 Pragë, fabrika e medaljeve nuk po ndalet!

Dardan Cena i mrekullueshëm, edhe një medalje për Kosovën në Kampionatin Evropian!

Çfarë befasie e Dardanit sot.

Fabrika e stacionuar në qytetin e Pejës kësaj radhe protagonist një garues mashkull, i ardhur tash e 4 vite nga Prishtina ku kishte filluar xhudon te baba i vet Anton Cena.

Punoj me ngulm dhe erdhi i ri kur u nda nga familja por mundi filloj të shpaguhet

Ai e solli në klubin tonë ma besoj djalin e tij dhe sot besoj që Dardani na bëri të gjithëve krenar me 5 luftëra me Ippon të fituara dhe një humbje.
Kategoria 73 kg, të lumtë Dardan!

Erza Muminoviqi dje ishte e 5 në Evropian!

Dominoj dhe realisht sipas meje u desh të behet Kampione Evropiane por fati ishte kundër saj, me nivelin e treguar e që ishte premtues dhe shpejt do jetë garuese edhe për seniore me rezultate Elitare.

Për 20 sekonda e humbi plasmanin për finale dhe kjo i kushtoj qe mos të jetë në nivel për luftën për medalje.

Kategoria e saj 52 kg, Debora Gjakova debutoj në gara serioze humbi por e ardhmja e saj është e sigurt pa asnjë dilemë!

Garoj në 57 kg> Me ekipin ishte treneri Fatos Tabaku si dhe Kryetari i Federatës Agron Kuka!

Dhurata më e bukur e ditëlindjes po më vjen nga Praga ku po mbahet Evropiani”, ka shkruar Kukan e profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat