Laura Fazliu shkon në finale të Grand Slamit

Xhudo

Laura Fazliu shkon në finale të Grand Slamit

Më: 25 mars 2023 Në ora: 11:14
Laura Fazliu

(E plotësuar) -  Laura Fazliu është kualifikuar në finale të Grand Slamit të Tbilisit.

Laura Fazliu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja është kualifikuar në gjysmëfinale të garës që po mbahet në Gjeorgji.

Laura po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa deri tash i ka rrahur kundërshtaret një pas një.

Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang.

Tutje, në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, kampione aktuale evropiane.

Në gjysmëfinale, Laura do të ketë punë me australianen Katharina Haecker.

Një fitore eventuale do t’ia siguronte garueses të paktën medaljen e argjendtë.

Kurse, nëse humb, ajo do ta kërkonte të bronztën përmes repesazhit.

Paraprakisht, dje medalje të argjendta fituan dy kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat