Elita evropiane në Kosovë, Driton Kuka ka disa fjalë

Xhudo

Elita evropiane në Kosovë, Driton Kuka ka disa fjalë

Nga: K.G. Më: 15 prill 2023 Në ora: 17:09
Driton Kuka

Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, është i lumtur që ngjarja më e madhe evropiane, do të organizohet në shtetin e Kosovës.

Padyshim kjo është edhe një panoramë fantastike për shtetin e Kosovës, për faktin se do të organizohet ngjarja më e madhe e Kontinentit të Vjetër. 

“Ngjarja më e madhe Sportive deri tash po vjen në Kosovë!

Sporti me 3 të arta Olimpike në Kosovën tonë do sjell Elitën e xhudos!

Kampionati Evropian i hapur deri 73 kg për meshkuj dhe deri 57 kg për femra do mbahet në Kryeqytetin e shtetit tonë!

Urime Kryetar Agron Kuka për angazhimin që Kosova të fitoj garën e madhe për të organizuar!

Kosova - Shtet i xhudos”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat