Driton Kuka për Akil Gjakovën: Medalje e argjendtë me vlerë të artë!

Xhudo

Driton Kuka për Akil Gjakovën: Medalje e argjendtë me vlerë të artë!

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2023 Në ora: 17:12
Akil Gjakova

Akil Gjakova shkëlqen në garën prestigjioze në Grand Slam që u mbajt në Abu Dhabi.

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Gjakova, është stolisur me medalje të argjendtë.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka fjalë miradije për Gjakovën.

“Grand Slam Abu Dabi, medalje e argjendtë me vlerë të artë!

Akil Gjakova pas afër 2 vitesh i kthehet medaljeve të mëdha!

Plot 5 fitore u deshën për të arritur në finalen e madhe!

Garuesit nga Bahamas, Finlanda, SHBA si dhe Kazakistani u mposhtën me xhudo efikase dhe në finalen e madhe me Uzbekun humbi pas një beteje të madhe.

Bravo Akil.

700 pikë Olimpike që janë vizë për Lojëra Olimpike!

Lëndimet e probleme tjera qofshin te kaluara dhe po besoj shumë që do ecim tutje drejt medaljeve tjera!
Loriana kategoria 70 kg e pafat sot!

Fitoj kundër holandezes e mandej humbi kur ishte më e mirë kundër Austriakes Polleres.

Nesër garon Shpati Zekaj debuton në Grand Slam presim paraqitje të mirë”, ka njofton Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat