Distria në finale

Xhudo

Distria në finale

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:12
Pamje nga gara

(E plotësuar) - Distria Krasniqi do të luftojë për medalje të artë pasi e mposhti pas vazhdimeve xhudisten italiuane, Odette Giuffrida.

Në finale, Distria do të përballet me xhudisten franceze, Amandine Buchard.

Distria Krasniqi e ka arritur gjysmëfinalen e Evropianit të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Kampionia olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë e eliminoi në çerekfinale xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Kampionia olimpike e mundi me IPPON xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz.

E çerekfinalen nuk e arriti Flaka Loxha, e cila u mund nga xhudistja serbe, Marica Perisic në raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Sot garon gjithashtu edhe Nora Gjakova, e cila është në raundin e dytë aktualisht dhe pas pak përballet me polaken, Arleta Podolak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat