Xhudistet e Kosovës janë para sfidave të reja në garat ndërkombëtare.
Xhudistet tona janë mirë të përgatitura për turneun Grand Prix në Linz.
Selektori Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi e kanë më së të qartë për konkurrencën që i pret garueset e tija.
“Ekipi i Kosovës do të garojë me 3 xhudiste në Grand Prix Upper Austria, në Linz të Austrisë.
Grand Prix në Linz do të ketë pjesëmarrës nga 6 kontinente, 52 shtete, 416 garues, nga të cilët 247 meshkuj dhe 169 femra.
Nga Kosova do të ndeshen këto garuese
1. Distria Krasniqi (-52 kg)
2. Laura Fazliu (-63 kg)
3. Laurine Gashi (-52 kg)
Distria dhe Laurina ndeshen nesër, e premte, kurse Laura ndeshet të shtunën.
Garueset tona kanë udhëtuar bashkë me trajnerin dhe selektorin Driton Kuka dhe trajneren Majlinda Kelmendi”, ka njoftuar Federata e Xhudos e Kosovës.