Driton Kuka: Luftë kolosale, ndër më të fortat që unë kam pa e përjetuar në jetën time

Xhudo

Driton Kuka: Luftë kolosale, ndër më të fortat që unë kam pa e përjetuar në jetën time

Nga: K. Goca Më: 24 prill 2025 Në ora: 18:13
Driton Kuka e Distria Krasniqi

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, thotë se përkundër disa lëndimeve që kanë pasur, dolën ashtu si i ka hije xhudos, me medalje të artë nga Kampionati Evropian që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria Krasniqi është kampione e Evropës në kategorinë – 52 kg.

“Evropiani 2025 në Podgoricë përfundoj për garuesit tonë!

Me ekip të përgjysmuar për shkak të lëndimeve nga kryeqyteti malazez po kthehemi në atdhe me një të artë, një vend të 7 e me paraqitje të mirë të mbarë ekipit prej 4 garuesve!

Distria dje shkëlqeu e s’ka asnjë fjalë të shtohet pos një bravo e madhe për kolosen tonë!

Akili sot kishte një grup të çmendur,fitoj kundër francezit dhe moldavit për të arritur në çerekfinale ku pas plot 16 minuta luftë u mposht nga legjenda Lasha Shavadtuashvili dhe kjo luftë kolosale një ndër më të fortat që unë kam pa e përjetuar në jeten time kushtoj shtrenjt të dyve spatën kohë të këndellen,Akili në repasazh e Lasha në gjysëmfinale humbën luftat e tyee pas stërlodhjes në luftën mes tyre!

Akili përfundoj i 7 në Evropian!

Dardan Cena sot na befasoj për të mirë duke fituar dy lufta kunder izraelitit dhe ukranasit por smundi të ec tutje  u mposht nga Rusi por jam i kënaqur me performimin e tij.

Në gara mori pjesë edhe një vajzë e re Laurina Gashi për të fituar përvoj për garat e ardhshme marr parasysh moshën e saj!

E për një pasdite të mirë, shijoni fitoret e Disit drejt të artës për Kosoven tonë e popullin shqiptar kudo që jeton!”, ka shkruar Kuka më profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat