Enise Zijade e bronztë në EYOF Shkupi 2025

Xhudo

Enise Zijade e bronztë në EYOF Shkupi 2025

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2025 Në ora: 17:24
Enise Zijade

Kosova kremton medaljen e parë në Festivalin Olimpik për të rinj që po mbahet më. Shkup. 

Kjo medlaje është meritë e xhudos së Kosovës. 

Medlaja e parë për Kosovën pas disa dështimeve në sporte tjera.

"Enise Zijade e bronztë në EYOF Shkupi 2025!

Enise Zijade fitoi medaljen e bronztë në Festivali Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) në Shkup, Maqedoni. 🇲🇰

Në xhiron e parë Enise mposhti Lea Boltvanova nga Sllovakia.🇸🇰 Në xhiron e radhës ajo mposhti Haya Veinhandl Obaid nga Sllovakia.

Në çerekfinale ajo mposhti Maria Rusu nga Moldova🇲🇩, kurse në gjysmëfinale Enise u mposht nga Jolinda Reinhold nga Gjermania.

Fitoret e çuan Enisen në finalen për medaljen e bronztë, ku triumfoi ndaj Anita Comba nga Italia🇮🇹 dhe siguroi medaljen e merituar. Krenarë për Enisen“. - thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat