Vajzat tona shkëlqejnë në Sllovaki, medalje të reja për Kosovën! 

Xhudo

Vajzat tona shkëlqejnë në Sllovaki, medalje të reja për Kosovën! 

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 20:24
Foto e përbashkët

Në turneun ndërkombëtar të xhudos në Banska Bistrica të Sllovakisë, vajzat tona treguan edhe një herë talentin e tyre.

Fatjona Kasapi (-57 kg) fitoi medaljen e artë.

Dëbora Gjakova (-63 kg) fitoi medaljen e bronztë.

Estea Arifaj (-48 kg) gjithashtu na sjellë medalje të bronztë.

Erlule Musaj (-57kg) arriti të renditet në vendin e pestë.

“Bashkë me to udhëtuan kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajneri Fatos Tabaku, duke i përkrahur në çdo hap drejt suksesit.
Krenari për Kosovën! Urime xhudisteve tona të mrekullueshme!”,
njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat