Flaka Loxha lartëson Kosovën, fiton medaljen e bronztë në Sarajevë

Xhudo

Flaka Loxha lartëson Kosovën, fiton medaljen e bronztë në Sarajevë

Nga: K.G. Më: 26 tetor 2025 Në ora: 17:12
Flaka Loxha

Xhudistja e Kosovës, Flaka Loxha, rikthehet pas lëndimit duke shkëlqyer në kryeqytetin boshnjak, në Sarajevë.

Loxha fitou medaljen e bronztë në European Open Sarajeva 2025!

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i lumtur me suksesin e Loxhës.

“Pas afër 8 muaj rikuperim nga lëndimi Flaka Loxha 57 kg sot mori medaljen e bronztë në garën që fitohen pikë për Ranglistën Botërore!

Në Sarajevë Kosova u përfaqësua nga Flaka Loxha e Fatjona Kasapi fati deshi që ato të shënojnë nga dy fitore e pësuan nga një herë dhe u desh të ndeshen mes vete për medaljen e bronztë!

Luftë e barabartë ku për një dënim fitore korri Flaka.

Të dyjat shënuan pikë për Ranglistën Botërore 

Në Bosnjë me ekipin ishte Fatos Tabaku trajner i ekipit tonë!

Garat e forta për Eliten tonë vazhdojnë në Grand Prix Zagreb në nëntor ku do paraqitet një ekip më i madh!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat