Driton Kuka për xhudistët e reja të Kosovës: Luftërat finale ishin të forta 

Xhudo

Driton Kuka për xhudistët e reja të Kosovës: Luftërat finale ishin të forta 

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 17:38
Xhudistet e Kosovës

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka vlerësuar xhudistet e reja, për suksesin që shënuan në kryeqytetin e Mal\it të Zi.

Xhudistët u kthyen me tri medalje, dy të argjendta e një të bronztë, një sukses i madh.

“Kupa Evropiane U-21 në Podgoricë të Malit të Zi. 

Kosova mori pjesë me 8 garues u fituan 3 medalje dhe një vend i 5!
Performancë të mirë kishin Enise Zijade 57 kg e argjendtë, Laurina Gashi 52 kg e argjendtë, Sidorela Dodaj 57 kg e bronztë.

E te meshkujt u dallua dhe ju afrua medaljes Furkan Kelmendi 60 kg, u rendit i pesti në kategorinë e tij!

Me ekipin ishin Kushtrim Gashi dhe Cuki Veseli!

Luftërat finale ishin të forta dhe realisht Enise ishte më e mirë në çdo element por i mungoj pak durim për të artën!

Shkojmë tutje me punë e suksese”, - ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat