Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slamit

Xhudo

Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slamit

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 14:13
Distria Krasniqi

Xhudistja e njohur Distria Krasniqi ka arritur në finale të Grand Slamit të Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogram.

Krasniqi e ka mposhtur në gjysmëfinale francezen, Amandine Buchard.

Për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, Krasniqi e kishte mposhtur brazilianen Larissa Pimenta.

Në xhiron e parë, Distria ishte e lirë, teksa në xhiron e dytë e kishte mposhtur me Ippon francezen Alicia Marques.

Krasniqi i ka tetë medalje në Grand Slamin e Parisit dhe një të tjetër olimpike po në Paris. Sot do ta fitojë të dhjetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat