Xhudistja Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kg në turneun prestigjioz “Grand Slam në Paris.
Ajo sot tregoi fuqinë ndaj spanjolles Ariane Toro.
Media e madhe spanjolle “Marca” është e befasuar me vashën nga Kosova.
“Ariane Toro fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit"’,- është titulli i gazetës spanjolle “Marca”.
Ariane Toro (-52 kg) u stolis me medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos në Paris, pasi u mposht në finale nga garuesja e Kosovës Distria Krasniqi, dy herë kampione bote dhe numri një i botës.
Xhudistja spanjolle arriti në finale pas një fitoreje bindëse me ippon ndaj gjermanes Mascha Ballhaus.
Megjithatë, në duelin për të artën u përball me një kundërshtare shumë të fortë. \
Krasniqi, kampione olimpike në Tokio (kur garonte në -48 kg) dhe dy herë kampione bote në -52 kg, tregoi superioritet të plotë që në fillim të ndeshjes, duke realizuar ippon brenda 30 sekondave.
Për Toron, e renditur e shtata në botë, kjo ishte humbja e katërt ndaj Krasniqit në gjashtë përballje direkte, duke u detyruar të kënaqet me medaljen e argjendtë”, ka shkruar media spanjolle.