Erza Muminoviq është eliminuar nga Evropiani i xhudos.
Garuesja u mposht qysh në sfidën e parë në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Ndonëse ishte duke udhëhequr me Wazari, ajo e humbi luftën në sekondat e fundit.
Ajo u eliminuar kështu prej garueses nga Azerbajxhani, Shafag Hamidova, e cila fitoi me Ippon vetëm tre sekonda pa u mbyllur meçi..