Xhudistja Distria Krasniqi është kampione e Evropës në kategorinë – 52 kg.
Prestigjiozja franceze “L’equipe” ka shrkuar me titull: “Amandine Buchard mposhtet në finale të Kampionatit Evropian në -52 kg nga numri 1 në botë”.
‘Amandine Buchard u desh të kënaqej me medaljen e argjendtë në Tbilisi.
Në paraqitjen e saj të parë në Kampionatin Evropian që nga viti 2023, Buchard u detyrua të mjaftohej me medaljen e argjendtë këtë të enjte në Tbilisi (Gjeorgjia), në kategorinë -52 kg.
Francezja u mposht në finale nga kosovarja Distria Krasniqi, numri një në botë dhe nënkampione olimpike.
Pengesa ishte tepër e madhe për Buchard
. E përballur me Krasniqin (30 vjeçe), numri 1 në botë dhe nënkampione olimpike në Paris 2024, francezja u mposht të enjten në finalen e Kampionatit Evropian në Tbilisi (Gjeorgji) në kategorinë -52 kg.
E befasuar që në fillim nga një yuko, ajo nuk arriti të rikuperojë disavantazhin dhe kështu u detyrua të kënaqet me medaljen e argjendtë në tatamitë gjeorgjiane, të cilat ajo i pëlqen shumë”, ka shkruar mediumi francez.
“Sa herë që kam luftuar në Gjeorgji, kam fituar dhe gjithmonë jam përkrahur aty”, kishte shpjeguar ajo në intervistë para garës.
“Buchard (30 vjeçe), e cila tashmë e ndan karrierën mes xhudos dhe rugbit, me synimin për të marrë pjesë në Los Angeles 2028 në të dy sportet, fitoi medaljen e saj të gjashtë evropiane.