Akil Gjakova në ndeshjet e rikualifikimit, kërkon medaljen në Taranto

Xhudo

Akil Gjakova në ndeshjet e rikualifikimit, kërkon medaljen në Taranto

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 11:54
Fotoilustrim

Akil Gjakova do të vazhdojë garimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi ka kaluar në fazën e repasazhit në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti kosovar e nisi garimin me fitore ndaj qipriotit Kyprianos Andreou, të cilin e mposhti me “Yuko”.

Në çerekfinale, Gjakova u përball me francezin Maxime Gobert, ndaj të cilit pësoi humbje me dy “Yuko”, duke humbur mundësinë për të avancuar direkt në gjysmëfinale.

Megjithatë, rrugëtimi i tij në Taranto nuk ka përfunduar. Në repasazh, Gjakova do të përballet me portugezin Alexandre Bucur, me synimin për të siguruar një vend në luftën për medalje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat