Mahmuti: Kjo është kriminale, emri im nuk figuron në listën e votuesve

Zgjedhjet 2021

Mahmuti: Kjo është kriminale, emri im nuk figuron në listën e votuesve

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:15
Bardhyl Mahmuti

Veprimtari shqiptar që jeton në Zvicër, Bardhyl Mahmuti përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se emri i tij nuk figuron në listën e votuesve, ani pse ai thotë se ka aplikuar me kohë.

“Para përfundimit të afatit për shpalljen e listave zgjedhore me postë për zgjedhjet e 14 shkurtit, kërkova ndihmën e mediave në Kosovë që të sensibilizohet opinioni publik me dyshimet që shpreha lidhur me mënyrën e përzgjedhjes nga ana e KQZ-së të votuesve nga diaspora. Dyshimet e mia dolën të sakta”, shton i njejti.

Mahmuti thotë se ka shprehur gatishmërinë që të përgjigjej edhe në telefon, mirëpo, thotë se nuk është kontaktuar nga askush.

“Përkundër asaj se kam aplikuar me kohë dhe kisha shprehur gatishmërinë që të përgjigjesha në telefon nga ora 07:00 e mëngjesit, deri në 23 e mbrëmjes, askush nuk më kontaktoi dhe emri im nuk figuron në listën e votuesve. Kjo formë e mosrespektimit të të drejtës për votë është mënyrë kriminale e të vepruarit nga ana e KQZ-së dhe, si e tillë, duhet të dënohet! Uroj që PZAP të marrë parasysh ankesën time dhe të ma mundësojë të drejtën që më takon”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë:

EMRI IM NUK FIGURON NË LISTËN E VOTUESVE!
Të dashur miq,
Para përfundimit të afatit për shpalljen e listave zgjedhore me postë për zgjedhjet e 14 shkurtit, kërkova ndihmën e mediave në Kosovë që të sensibilizohet opinioni publik me dyshimet që shpreha lidhur me mënyrën e përzgjedhjes nga ana e KQZ-së të votuesve nga diaspora.
Dyshimet e mia dolën të sakta. Përkundër asaj se kam aplikuar me kohë dhe kisha shprehur gatishmërinë që të përgjigjesha në telefon nga ora 07:00 e mëngjesit, deri në 23 e mbrëmjes, askush nuk më kontaktoi dhe emri im nuk figuron në listën e votuesve.
Kjo formë e mosrespektimit të të drejtës për votë është mënyrë kriminale e të vepruarit nga ana e KQZ-së dhe, si e tillë, duhet të dënohet!
Uroj që PZAP të marrë parasysh ankesën time dhe të ma mundësojë të drejtën që më takon.

Me respekt
Bardhyl Mahmuti

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat