Kadri Veseli “prezanton” Enver Hoxhajn në hapjen e fushatës

Zgjedhjet 2021

Kadri Veseli “prezanton” Enver Hoxhajn në hapjen e fushatës

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 20:53
Enver Hoxhaj dhe Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë sonte hapjen e fushatës qendrore për zgjedhjet e 14 shkurtit ndërsa dhe u bënë publik kandidatët për deputetë.

Ndërkohë këtë hapje të fushatës, PDK e realizoi me ide pak më ndryshe ndërsa në pamje nuk kanë lënë anash ish-kreun e këtij subjekti Kadri Veselin, i cili tashmë gjendet në Hagë, Kadri Veselin.

Të njëjtin e kanë ‘rikthyer në PDK’, përmes një videoregjistrimi të mëhershëm, teksa bën prezantimin e Enver Hoxhajt, atëkohë si deputet, kurse tani pretendent për Kryeministër të Kosovës.

”Një djalë i juaji, një intelektual, një atdhetar, një nga shtyllat kryesore të PDK-së”, ishte shprehur Veseli.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat