Haradinaj: Bashkëjetesa fetare është vlerë e kombit tonë dhe shembull për të gjithë botën

Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Bashkëjetesa fetare është vlerë e kombit tonë dhe shembull për të gjithë botën

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:07
Haradinaj vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame dhe teqet e Sheh Bislimit dhe Sheh Mehdiut.

Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj sot bëri zyrtarisht hapjen e fushatës zgjedhore në Prizren.

Pas kësa ai vazhdoi vizitën e tij për në Rahovec në qytetin e bashkëluftëtarëve të tij Tonit e Micit, aty Haradinaj vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame dhe teqet e Sheh Bislimit dhe Sheh Mehdiut.

“Falënderues për mikpritjen e tyre shqiptare.

Bashkëjetesa fetare është vlerë e kombit tonë dhe shembull për të gjithë botën!”, shkroi Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat