Zyberaj nga Klina: Vizioni për shtetndërtimin po mbizotëron si alternativë

Zgjedhjet 2021

Zyberaj nga Klina: Vizioni për shtetndërtimin po mbizotëron si alternativë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:39
Jetlir Zyberaj

Kandidati i AKR-së për deputet, Jetlir Zyberaj, në ditën e parë të fushatës zgjedhore ka takuar qytetarët e Klinës.

Sipas Zyberaj vizioni i listës AKR-LDK po shihet si alternativë nga votuesit.

“Bashkë me kryetarin Fadil Gashi dhe anëtarën e kryesisë së LDK-së Mirjeta Kalludra, bashkëbiseduam me qytetarët e Gremnikut të Klinës. Vizioni për #ShtetNdërtim po mbizotëron si alternative”, shkruan në Facebook Zyberaj.

Kujtojmë që AKR garon në listën e LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat