Memli Krasniqi takon të rinjtë – prezanton planin e Rimëkëmbjes

Zgjedhjet 2021

Memli Krasniqi takon të rinjtë – prezanton planin e Rimëkëmbjes

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:58
Memli Krasniqi

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njëherësh kandidat për deputet me numër 5 ka takuar sot qindra të rinj nga qytete të ndryshme, me të cilët ka bashkëbiseduar për planin e PDK-së për Rimëkëmbjen e rinisë.

I shoqëruar nga kandidati për deputet, Mërgim Lushtaku, nënkryetari i PDK ka thënë se të rinjtë gjithmonë janë mbështetur dhe do mbështeten nga qeverisja e PDK-së.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se para të rinjve ka shpalosur programin e PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës.

“Bashkë me kolegun dhe mikun tim, Mërgim Lushtaku, sot bashkëbiseduam me të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës, para të cilëve shpalosëm programin e PDK për #Rimëkëmbje të shtetit tonë.”, ka shkruar Krasniqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat