Haradinaj: Dëshirojmë të jetojmë në paqe

Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Dëshirojmë të jetojmë në paqe

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:18
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, pretendon postin e presidentit të Kosovës, ka shkruar për aktivitetet e tij, që nga hapja e fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramush Haradinaj, thotë se e filloi fushatën  dje në Prizren, vazhdoi sot në Prekaz, e ditën e mbylli në Boletin të Mitrovicës, te varri i Heroit Isa Boletini. 

“Dëshirojmë të jetojmë në paqe, por duke e mbrojtur atë që është e jona”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e të gjitha partive pas zgjedhjeve, dhe se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjërit subjekt politik.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat