Limaj: Kosova nuk lihet në duart e atyre që e lanë atë të vetme

Zgjedhjet 2021

Limaj: Kosova nuk lihet në duart e atyre që e lanë atë të vetme

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:38
Fatmir Limaj

"Zëri çlirimtarë të jetë në Kuvend për mos të lejuar që rrugetimi i shtetndërtimit të vendit tonë të shkojë në kahje të gabuar", ka thënë ndër të tjera kryetari Limaj.

Nisma Socialdemokrate ka filluar zyrtarisht fushatën elektorale në Anamoravë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky subjekt politik i ka prezantuar kandidatët tpër deputetë nga Gjilani, Vitia, Kllokoti dhe Kamenica.

Sipas Limajt, Kosova nuk lihet në duart e atyre që e lënë Kosovën të vetme duke ju ikur përgjegjësivë.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Kryetari Limaj në këtë takim tha se përgjigja më e mirë ndaj atyre që tentojnë ta zbehin, zhbëjnë të kaluarën tonë të lavdishme është ky besim i jashtëzakonshëm që po na japin bashkëluftëtarë e qytetarë në Anamoravë dhe anekënd Kosovës.

Kosova nuk lihet në duart e atyre që e lënë Kosovën të vetme duke ju ikur përgjegjësivë.

Ftesa jonë ishte që zëri çlirimtarë të jetë në Kuvend për mos të lejuar që rrugetimi i shtetndërtimit të vendit tonë të shkojë në kahje të gabuar ka thënë ndër të tjera kryetari Limaj.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se është për keqardhje që një kandidat për kryeministër gjenocidin e okupatorit serb gjatë luftës së fundit në Kosovë e quan përpjekje, prandaj ai nuk duhet të votohet sepse ai po e mohon të vërtetën e të kaluarës sonë.

Ai ka bërë thirrje që Anamorva të votojë çlirimtarët e 121-it dhe mos votoni ata që në çdo etapë të rendësishme për vendin kanë mbajtur krah të gabuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat