Hoxhaj: Dhembjen për shokët tanë në Hagë, ta kthejmë në krenari duke e votuar PDK-në

Zgjedhjet 2021

Hoxhaj: Dhembjen për shokët tanë në Hagë, ta kthejmë në krenari duke e votuar PDK-në

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:02
Foto nga takimi

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim elektoral në Suharekë ku para qytetarëve te kësaj komune ka folur për Planin e Rimëkëmbjes.

Aty Hoxhaj është zotuar për fond 1 miliard euro për dalje nga kriza e shkaktuar nga pandemia dhe 500 milionë euro mbështetje për bizneset.

“Prioriteti ynë i pari është zhvillimi ekonomik, mbështetja e ekonomisë në ndërmarrjet e vogla, ndërmarrje të mesme, ndërmarrje të mëdha, në një fond i cili ka vlerë prej 1 miliard euro. Ne nuk mund ta rrisim territorin e Kosovës, por mund ta rrisim ekonominë e Kosovës, mund ta rrisim mirëqenien e Kosovës, mund ta rrisim numrin e të punësuarve në Kosovë, prandaj unë e di javën e parë, muajin e parë, 100 ditëshin e parë më mirë se çdo kush tjetër se çka duhet me bë për me nxjerrë vendin prej krizës ekonomike dhe politike në të cilën e kanë futur dy qeveritë e dështuara Kurti dhe Hoti”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka kërkuar që dhembja për mungesën e Thaçit dhe Veselit të kthehet në krenari për PDK-në, duke e votuar fuqishëm më 14 shkurt.

“Përkundër dhimbjes që e kemi për shokët tanë që nuk janë sot në Therandë, të cilët nuk janë sot në Kosovë, por janë në Hagë, dhimbjen ta kthejmë ne krenari. Dhe unë ju ftoj juve këtu në Therandë sikurse ftoj çdo qytetar të Kosovës kudo në Kosovë që pikërisht dhimbjen ta përkthejnë me krenari dhe dhimbja kthehet në krenari duke votuar fuqishëm Partinë Demokratike të Kosovës e cila do t’i fitojë zgjedhjet me 14 shkurt”, ka thënë Hoxhaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat