Arrin në 19 mijë numri i vëzhguesve për zgjedhjet e 14 shkurtit

Zgjedhjet 2021

Arrin në 19 mijë numri i vëzhguesve për zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:34
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar edhe disa vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021.

Në mbledhjen e KQZ-së, u bë e ditur se disa nga vëzhguesit janë nga subjektet politike, disa nga media, ambasada, organizata jo qeveritare etj.

Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike, tha se numri i vëzhguesve deri tani ka arritur 19 mijë, ndërkaq janë duke shikuar edhe rekomandimet për të akredituar edhe disa vëzhgues.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, e diel. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat