Limaj: ‘Shkoi errësira, erdhi drita’, është deklaratë për gjynah e Kurtit

Zgjedhjet 2021

Limaj: ‘Shkoi errësira, erdhi drita’, është deklaratë për gjynah e Kurtit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 21:20
Fatmir Limaj

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për kundërshtarët politikë, duke thënë se ata nuk kanë histori.

“Mohuesit nuk na duhen, ata të cilët mohojnë të arriturën më të madhe të këtij vendi dhe mendojnë se gjithçka fillon me ta. Si mundeni me thënë shkoi errësira e erdhi drita, vetëm se fitova unë”, ka thënë Limaj.

Ai tha se errësira në Kosovë ka përfunduar në qershor të vitit 19999, ku janë ndarë dy epokat.

“Si munden të gjitha ato përpjekje të luftës çlirimtare, e deri te ndërtimi i shtetit të Kosovës i sheh errësirë. Për gjynah janë ata që thonë kështu”, ka thënë Limaj duke aluduar në liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Ata ose dëshirojnë ta lënë në errësirë të kaluarën e tyre. Ata ose kanë problem me të kaluarën e tyre, ose janë aq mos mirënjohës që t’i bien vijë të kuqe të gjithë kontributit që kanë dhënë njerëzit me dekada”, ka thënë Limaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat