Limaj: Mbështetësit tanë në Arllat e Drenoc janë rreshtuar krah frymës çlirimtare

Zgjedhjet 2021

Limaj: Mbështetësit tanë në Arllat e Drenoc janë rreshtuar krah frymës çlirimtare

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:04
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet elektorale me qytetarë, bashkëluftëtarë dhe simpatizanë në Arllat dhe Drenoc.

Në njoftimin e tyre për media, thuhet se mbështetësit e tyre në Arllat e Drenoc janë rreshtuar krah frymës çlirimtare.

“Mbështetësit tanë në Arllat e Drenoc janë rreshtuar krah frymës sonë çlirimtare, sepse vetëm duke e votuar #Nismën dhe numrin #121, jetësohet qëllimi ynë i përbashkët për të pasur një zë sa më të fuqishëm të vlerës së #UÇK-së në Parlament”

Postimi i plotë:

Mbrëmë kauza jonë kombëtare #MeÇlirimtarët mori përkrahjen dhe besimin e bashkëluftëtarëve dhe të rinjve të shumtë në lagjen e Bujupve të Arllatit dhe në lagjen Lacaj të Drenocit.

Mbështetësit tanë në Arllat e Drenoc janë rreshtuar krah frymës sonë çlirimtare, sepse vetëm duke e votuar #Nismën dhe numrin #121, jetësohet qëllimi ynë i përbashkët për të pasur një zë sa më të fuqishëm të vlerës së #UÇK-së në Parlament.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat