​Kurti: Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë sikur në Llap, pa balotazh

Zgjedhjet 2021

​Kurti: Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë sikur në Llap, pa balotazh

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:17
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjatë ditës qëndroi në Mitrovicë, ndërsa tha se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, duhet të jetë sikurse ajo në Llap pa balotazh e me shumicë parlamentare.

Kurti tha se në qeverinë e tij do ndihmojë mitrovicasit më shumë se çdo qeveri tjetër e pas luftës.

“Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë por sikur në Llap pra pa balotazh mbi 61 deputetë në mënyrë që t’i bëjmë reformat e shumëfishta me qeveri stabile e shumicë parlamentare e dal nga shumicë gjithëpopullore qytetarë. Qytetarët e Mitrovicës do i falënderojmë për mbështetjen që na e kanë dhënë vazhdimisht e ne si qeveri kurrë nuk do i harrojmë ata, do t’i ndihmojmë si asnjë qeveri tjetër e pasluftës”, u shpreh Kurti.

Kurse, numri dy në listën e Lëvizjes Vetëvendosje nga Iniciativa “Guxo”, Vjosa Osmani tha se pavarësisht kushteve klimatike nuk ka kush e ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

Osmani vendasve të saj iu premtoi kushte më të mirë dhe perspektiv më të madhe.

Ushtruesja e postit të presidentit tha se edhe kësaj radhe Mitrovica do jetë pishtar i ndryshimeve, ashtu siç ka qenë në të kaluarën.

“Nëpër borë e nëpër shi nuk ka kush e ndal vullnetin për ndryshim dhe Mitrovica sot vetëm po e rikonfirmon këtë siç u konfirmua edhe në takimet e mëhershme që kishim edhe në Cabër, e me sportistë dhe minatorë. Jam e bindur se siç ka qenë ky qytet pishtar i ndryshimeve në të kaluarën, ashtu do jetë edhe kësaj radhe e mbi të gjitha nëpërmjet qeverisjes sonë dhe nëpërmjet listës sonë të përbashkët do arrijmë që Mitrovicës t’i krijojmë kushte e perspektiv e cila i ka munguar deri tani edhe në aspektin politik dhe sigurisë e mbi të gjitha në aspektin e zhvillimit ekonomik duke marrë për bazë nivelin tepër të lartë të ekziston në këtë qytet”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat