Kurti: Ne po vijmë, do të jem kryeministër për të gjithë

Zgjedhjet 2021

Kurti: Ne po vijmë, do të jem kryeministër për të gjithë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 13:14
Tubimi

Lëviza Vetëvendosje ka mbajtur një tubim në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Duke bërë thirrje për të votuar VV’në, kandidatja për deputete në listën e kësaj partie, Vjosa Osmani ka dhënë një mesazh edhe për partitë e tjera, që siç i ka quajtur ajo kapësit e shtetit.

“Nuk ka asgjë më të mirë e më të ngrohtë sesa dashuria që e kemi marr nga secili prej jush anekënd Kosovës. A e dini se cila është porosia që kemi marrë kudo që kemi shkuar:127. Vota për numrin 127 është votë kundër-korrupsionit. E kemi një mesazh për kapësit e shtetit ‘ecni rrugës sepse ndryshimi po vjen’”, ka thënë Osmani.

Në ndërkohë lideri i LVV’së, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në këtë tubim tha se bashkëpunimi me Vjosa Osmanin ka qenë një fuqizim për ndryshimin që sipas tij pritet të ndodh në vend.

“Pas 10ditë fushate të jashtëzakonshme në këtë situatë të pazakontë, pas qindra takimeve me ju nga çdo cep i Republikës, ndryshimi që keni kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër. Këtë ndryshim e ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunimi që kemi bërë: LVV dhe Lista Vjosa. Ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT”, ka thënë aji.

Kurti ndër të tjera tha se VV’ja dhe Lista Vjosa janë për të mirën bashkë, teksa për ish-pushtetarët, ai tha se janë bashkë për të vjedhur.

“na keni hapur dyert e shtëpive tuaja sepse njëherë na e keni hapur zemër për atë që doni dhe duam. Nuk jemi në sallë me karriga jo vetëm për shkak të pandemisë. Sot nuk mund të mendojmë ulur. Sot mund të mendojmë vetëm në këmbë prandaj është ngritur populli bashkë që ish-pushtetarët të ikin bashkë, sepse ne jemi bashkë për të mirë, sepse ata janë bashkë për të vjedhur, sepse ne do të vijmë dhe ata do të shkojnë”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat