Vëllezërit Elezi në Zvicër që i befasuan gazetarët amerikanë në Samitin Botëror në Gjenevë

Zvicra

Vëllezërit Elezi në Zvicër që i befasuan gazetarët amerikanë në Samitin Botëror në Gjenevë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 12:40
Pamje nga “La Rotonde de Baby-Plage”

Për 48 orë rresht Gjeneva jo vetëm se ishte e blinduar nga forca të mëdha zvicerane (mbi 3000 mije sish) por edhe e paralizuar ne prag te samitit botëror ku pritej takimi i dy burrështetasve te superfuqive botërore presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin.

Dhe gjitha shitoret, restorantet dhe lokalet tjera një kilometër përreth viles la Grange ku mbahej takimi Biden-Putin, ia kishin vënë drynin, ishin të mbyllura për shkak çështjes së sigurisë në samitin diplomatik, përveç Restorantit të shqiptareve nga Kosova me emrin “La Rotonde de Baby-Plage”!

Por, Restauranti i shqiptarëve nga Kosova me emrin “La Rotonde de Baby-Plage” ishte i privilegjuar ku për shkak besueshmërisë, autoritetet gjenevase ja mundësuan të funksiononte enkas për mysafirët nga mbare bota.

Restauranti “La Rotonde de Baby-Plage” që gjendet buze liqenit të Gjenevës, në mes bustit te Skendrebut dhe Villes la Granger ku mbahej takimi Biden dhe Putin ishte i vetmi lokal qe funksiononte në shërbim të mysafirëve nga mbare bota që kishin ardhur për samitin botëror.

Pranë këtij restauranit të vëllezërve Elezi nga Zhegra e Gjilanit kaluan, pos tre presidentëve (Zvicrës, Amerikës dhe Rusisë) defiluan edhe ministra, ambasadore, funksionarë, police, ushtarë,  përfaqësues të shërbimeve të ndryshme sekrete. Në mesin këtyre  personaliteteve ndërkombëtare, kishte edhe mbi një mijë gazetare nga e mbare bota, në mesin e tyre edhe amarikanë dhe një shqiptarë që përfaqësonte gazetën zvicerane Le Canton27.ch

Bisedën me patronët e Restaurantit “La Rotonde de Baby-Plage” Sabit, Shaban dhe Mexhit Elezi e beme pas samitit për shkak se nuk kishin kohe as për të marrë fryme e leje më për intervista,  për shkak vlugut të punëve, që nuk mund t’i jepnin hall mijëra klientëve te shumte nga e mbare bota qe pritnin ne radhe te gjata për te ngrënë apo pire dicka ne ato dite vape. Reastaurani me mbi 100 karriga, ishte plote perplote mysafire, sa që nuk mund ta lëshojë as nje gjilpëre n’tokë!

Aty çka na ra në sy tek Resatauranti “La Rotonde de Baby-Plage”  i pronarëve shqiptareve, vëllezërve Elezi nga Zhegra në Gjenevë gazetarët amerikan hanin e pinin pa paguar fare gjate këtij Samiti botëror.

Mexhit Elezi për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch tha se “tamam puna edhe gazetarët amerikan të paguajë të cilët bënë shumë për Kosovën dhe shqiptarët. Ata shkuan në male e fusha, dimër e vere në mesin e refugjateve ne Kosovë, ne Stankovec, ne  frontet e luftës bashke me UÇK-në për të raportuar, për të bere emisione nga vendi i ngjarjes, për t’i treguar botes të vërtetën mbi Kosovën, për te treguar se cfarë krime dhe makra po bëheshin mbi shqiptaret nga okupatori sere. Dhe tash dorën n’zemër si mund t’i thuash këtyre kolegeve te juaj amerikanë,  paguani të cilët në kohrat me te vështira u gjenden pranë nesh..”

Gazetari amerikan Robert Ë. për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch” duke falënderuar pronarët e Resatauranti “La Rotonde de Baby-Plage” vëllezërit Elezi për mikpritje dhe shërmbim të shpejte, sidomos për ushqimin dhe pijet gratis. Vërtetë kemi mbetur pa tekst me këtë gjest dhe me këtë rast, ne sot edhe me shume i kemi kuptuar dhe njohur se kush qenkan shqiptaret dhe falë i qoftë mundi që e kemi bere për ta gjatë luftës”.

Për fund mund te themi se ky gjest, ky humanizon nuk është i pari i i vëllezërve Elezi nga Zhegra në Gjenevë pronar te Restauraniti “La Rotonde de Baby-Plage”. Ata kanë kontribuar edhe para luftës, gjatë luftës dhe pas çlirimit te Kosovës duke u soliradizuar dhe duke ju ndihmuar me ushqim e veshje shume familje te varfura, skamnore apo femijëve jetime te ish-luftëtareve te UCK-së.

Autoritetet zvicerane dhe policia e Gjenevës kanë shprehur mirënjohje për rregullin dhe disiplinën e treguar nga pjesëmarrësit gjatë kohës së samitit botëror. Krejt normale ky samit diploamtik kaloi pa kurrfarë problemi, madje nuk u the asnjë gotë!

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat