Osmani: Situata e krijuar është dëshmi se investimi nëpër rrugë nuk mjafton, qytetarët të reduktojnë lëvizjet

Aktuale

Osmani: Situata e krijuar është dëshmi se investimi nëpër rrugë nuk mjafton, qytetarët të reduktojnë lëvizjet

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha se qytetarët po përballen me përmbytje, vërshime, vështirësi qarkullimi nëpër rrugë, dëme në shtëpi e prona private, si dhe defekte në rrjetin elektrik.

Osmani theksoi se fatkeqësitë natyrore vërtetë janë të paparashikueshme, por rëndimi i situatës shkaku i mungesës së seriozitetit sistematik e afatgjatë për investime kualitative kapitale është tërësisht i pafalshëm.

Vjosa Osmani deklaroi se situata e këtyre ditëve është dëshmi e qartë se investimi nëpër rrugë nuk mjafton, ndaj mbi të gjitha duhemi të sigurohemi që ndërtimi i tyre të realizohet konform standardeve më të larta.

Postimi i plotë:

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi të jashtëzakonshme për shumë qytetarë në pjesë të ndryshme të vendit. Qytetarët tanë po përballen me  përmbytje, vërshime, vështirësi qarkullimi nëpër rrugë, dëme në shtëpi e prona private, si dhe defekte në rrjetin elektrik.

Fatkeqësitë natyrore vërtet janë të paparashikueshme, por rëndimi i situatës shkaku i mungesës së seriozitetit sistematik e afatgjatë për investime kualitative kapitale është tërësisht i pafalshëm.

Situata e këtyre ditëve është dëshmi e qartë se investimi nëpër rrugë nuk mjafton, ndaj mbi të gjitha duhemi të sigurohemi që ndërtimi i tyre të realizohet konform standardeve më të larta.

Duke e parë seriozitetin e situatës, falënderoj Forcën Sigurisë së Kosovës, e cila ndodhet në terren në zonat më të rrezikuara në gatishmëri të plotë për t`i ofruar ndihmë qytetarëve dhe për ta mbrojtur secilën jetë.

Ju lus të gjithëve që të tregojmë kujdes ta shtuar në qarkullim dhe t`i reduktoni lëvizjet në rrugë deri në menaxhimin e plotë të situatës!

Apeloj tek të gjitha institucionet që të jenë në gatishmëri të plotë për t`iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në përballje me këtë situatë!.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat