Zyrtari i LDK-së e krahason Kurtin me Ahmet Zogun: Nuk befasohem nëse e shpallë veten mbret

Aktuale

Zyrtari i LDK-së e krahason Kurtin me Ahmet Zogun: Nuk befasohem nëse e shpallë veten mbret

Nga: G.B Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:21
Ahmet Zogu dhe Albin Kurti

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, e ka krahasuar Albin Kurtin me Ahmet Zogun.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk befasohet fare nëse Albin Zogu, siç e ka quajtur, ka në plan që ta shpallë veten mbret, përcjell Bota sot.

“Paramendojeni një mbret majtist”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Qysh ja kanë nisë me u hapareshë, nuk befasohem fare nëse Albin Zogu ka në plan të fitojnë numrin e mjaftueshëm të votave për të shpallë veten mbret ... paramendojeni një mbret majtist!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat