Albin Kurti për suksesin e filmit “Zgjoi”: Moment historik për filmin e Kosovës

Aktuale

Albin Kurti për suksesin e filmit “Zgjoi”: Moment historik për filmin e Kosovës

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 13:00
“Zgjoi”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është gëzuar fitores historike të filmit “Zgjoi” në festivalin e madh amerikan “Sundance”.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti tha se ky është një moment historik për filmin e Kosovës dhe përgëzoi ekipin për këtë sukses.

“Edhe një moment historik për filmin e Kosovës!

Me shumë gëzim e krenari e kemi pranuar lajmin për suksesin e filmit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Filmi “Zgjoi” ka fituar shpërblimin kryesor në Sundance Film Festival në ShBA, si filmi më i mirë i vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mbrëmë natën vonë.

“Zgjoi”, i cili është bashkëproduksion i Kosovës me Zvicrën, është shpërblyer edhe për regjinë më të mirë nga Blerta Basholli, si dhe ka marrë edhe çmimin e publikut, duke i sjellur kështu gjithsej tre shpërblime për Kosovën. Sundance Film Festival është një nga festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit, dhe ky vlerësim i lartë në arenën ndërkombëtare është gjithsesi historik për filmin tonë.

Përgëzojmë gjithë ekipin për këtë sukses!”, ka shkruar Kurti në Instagram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat