Kurti për Mini-Shengenin: Sot tradhtia po ndodh para syve tanë me emër dhe mbiemër

Aktuale

Kurti për Mini-Shengenin: Sot tradhtia po ndodh para syve tanë me emër dhe mbiemër

Nga: M.L. Më: 29 korrik 2021 Në ora: 12:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti e ka quajtur “pakt me dreqin” dhe në disfavor të Kosovës inicativën për “minishengeni Ballkanik”, që tash po quhet “Balkan Open”.

Sipas tij, sot tradhtia po ndodhë para syve tanë me emër e mbiemër.

“Pakti me dreqin në disfavor të Kosovës! Tradhtitë në të kaluarën bëheshin pas perdeve kurse sot tradhtia po ndodh para syve tanë me emër dhe mbiemër. Ideja e "Mini Shengenit" është një ide komunistëve Jugosllavë prej vitit 1948, që kishte për qëllim shkatërrimin e ekonomisë Shqiptare dhe për një kohë të shkurtër e pati arritur qëllimin por edhe vetë diktatori Komunist E. Hoxha e kuptoi këtë lojë dhe u largua nga ky Pakt”, u shpreh Kurti.

Ai mes tjerash pyeti se çfarë do të eksportojë Rama në Serbi, përveç Kanabisit, por ndërkohë Serbia edhe atë e prodhon vet.

“Përfituesi më i madh i "Mini Shengenit" do të jetë Serbia, me moton "peshku i madh e han peshkun e vogël". Kur një kryeministër "shqiptar" e nënshkruan paktin me dreqin, po përse atëherë Serbia ta njohë Kosovën?! Perspektiva e Shqiptarëve është ajo EURO-ATLANTIKE dhe JO MINI-JUGOSLLAVIA e Vuçiqit dhe e Ramës.”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat