Buxhovi tregon kërkesat e SHBA-së drejtuar Rugovës dhe LDK-së për UÇK-në gjatë viteve ’90

Aktuale

Buxhovi tregon kërkesat e SHBA-së drejtuar Rugovës dhe LDK-së për UÇK-në gjatë viteve ’90

Më: 25 prill 2022 Në ora: 22:46
Jusuf Buxhovi

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi tha se në fillim të viteve të 90-ta është kërkuar prej SHBA-së që të shmanget lufta.

“Në atë kohë është kërkuar prej SHBA-ve që të shmanget lufta dhe ajo që e ka bërë në atë kohë Rugova, nuk ishte president se ai u zgjedhë president në prill të vitit 92′. Punën e parë që e bëri LDK-ja ishte që kur kishin filluar punën disa grupe të mbrojtjes, të vetëmbrojtjes siç quheshin diku 4 ose 5 grupe, ai i Drenicës e të tjerët me të cilët LDK-ja kishte njëfarë koordinimi sepse nëse ju kujtohet edhe vet Rugova kishte dy biseda me Remiz Alinë për ushtrimin e disa vullnetarëve që shkuan dy tri grupe atje ku ishte edhe Çeku, Adem Jashari, etj etj”, tha Buxhovi.

Ai më tej në emisionin “ResPublika”, tha se amerikanët dhe evropianët kërkuan që të ndalet kjo veprimtari ushtarake dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte marrë përsipër këtë.

“Amerikanët dhe evropianët kërkuan në mënyrë recidive që të ndalet kjo veprimtari dhe LDK-ja mori përsipër këtë, sado që nuk është shkruar shumë, unë e kam thënë këtë në Kosova librin 5 që t’i ndalë këtë veprimtari dhe profesor Fehmi Agani ka qenë përgjigjes për këtë veprimtari dhe ka shkuar edhe në Drenicë edhe në vi të të tjerëve është thënë që në njëfarë mënyre të ndërprehet kjo veprimtari t’i bëjmë përgatitjet në heshtje qysh janë quajtur atëherë këtë përgatitjet me oficerë por jo që të jenë përgatitje ushtarake”, theksoi Buxhovi.

Ndër të tjera historiani Jusuf Buxhovi foli edhe  për Lëvizjën Popullore duke thënë se deri ne vitin 1995 ka qenë pjesë e LDK-së.

“Ka pasur një kohë kur disa prej këtyre grupeve në njëfarë mënyre nuk iu kanë nënshtruar kësaj dhe kanë zhvilluar disa veprimtari. LPK-ja deri në fund të vitit 93′ dhe në fillim të vitit 94′ ka qenë pjesë e LDK-së por në njëfarë mënyre vazhdimisht ka shikuar në kuadër të kësaj interesat e veta, ato janë të ditura. LPK-ja ka kërkuar rezistencë të armatosura, të ketë një krah ushtarak dhe të tjera dhe ka qenë një koncept i tyre dhe nuk ka pasur asgjë të keqe në atë drejtim”, shtoi ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat