Pas debateve të "nxehta", përfundon seanca, Kuvendi shkon në pushim

Aktuale

Pas debateve të "nxehta", përfundon seanca, Kuvendi shkon në pushim

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 20:42 më 04.08.2022
Kryeministri Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

​Përfundon seanca, Kuvendi shkon në pushim

Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në mungesë kuorumi për vendimmarrje, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës së sotme dhe bëri të ditur se deputetët do të shkojnë në pushim deri në fillim të muajit shtator.

Në seancën e së enjtes, të zgjedhurit e popullit kanë miratuar një sërë projektligjesh, derisa disa prej tyre mbetën për sesionin vjeshtor, mes tjerash edhe shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027.

Kuvendi miraton në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike

Kuvendi i Kosovës me 64 vota për ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike.

Pro projektligjit përveç mazhorancës u shprehën edhe deputetët e AAK-së, ndërsa ata nga PDK dhe LDK u përmbajtën nga votimi.

Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi në lexim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,

Drita e gjelbër iu dha edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, Projektligjit për Inspektoratin sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private.

​Opozita kritikon ministrin Sveçla: Nuk e ka prioritet reformën në administratën publike

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike Kosovës kanë kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla për mungesën e reformave në administratën publike.

Në interpelancën e sotme ndaj ministrit Sveçla në Kuvend, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se mungesa e ligjeve që prekin reformën në administratë publike paraqet dështimin total të Qeverisë Kurti në këtë fushë.

Lushtaku: Sveçla se ka prioritet reformën në administratën publike

“Po e shohim një ministër që nuk e ka prioritet administratën publike, reformën e saj. Po shihet qartë se është një dështim total i kësaj qeverie hipokrite, por jo në aspektin vetëm të detyrave si ministër, por edhe vet në funkionimin e dy ministrive po vihet në diskutim”, tha ai.

Kritik u shpreh edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili tha se ministri Sveçla ka lënë në amulli të plotë shumë institucione.

Veliu: Keni lënë në amulli të plotë shumë institucionet

“Ju jeni kujdesur që në ditën e para që menjëherë të anuloni krejt punën e grupit punues që kishte bërë për ndryshimet e Ligjit për zyrtarët publik, kryesisht ishin të bazuara në zbatimin e aktgjykimit dhe e shpërbëtë atë grup punues duke zbatuar një ekip tjetër për të nisur punën nga zero. Sidoqoftë, ju, jo vetëm që nuk keni arritur të bëni ndryshimet, madje ende se keni proceduar projekt rregulloren për rekrutim dhe pranim në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, të cilën e patën hartuar ekipin punues sa isha unë ministër. Në këtë mënyrë e keni lënë në amulli të plotë këtë sektor”, tha ai.

​Kuvendi miraton rezolutë për Projektligjin për zyrtarët publikë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar një rezolutë, ku i kërkohet Qeverisë së Kosovës që të sjell në Kuvend, Projektligjin për zyrtarët publikë deri më 15 tetor.

Pas interpelancës me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Adminsitratës Publike, Xhelal Sveçla, të zgjedhurit e popullit me 72 vota pro miratuan rezolutën e propozuar nga AAK-ja.

Kuvendi po vazhdon punimet e seancës së sotme me pikat e tjera të rendit të ditës.

​Tahiri: Ligji i zyrtarëve publikë duhet të vijë në Kuvend më së largu në shtator

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria që të sjell në Kuvend, Projektligjin për zyrtarët publikë, më së largu në mes të muajit shtator.

Në interpelancën e sotme në Kuvend, me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, Tahiri tha se vetëm përmes miratimit të këtij projektligji dhe atij për paga, përmbushet reforma në administratën shtetërore.

Sipas tij, pa këtë ligj është krijuar një vakum ligjor për rregullimin e pagës në shumë agjenci dhe institucione shtetërore.

Tahiri: Ligji i zyrtarëve publikë të vjen në Kuvend më së largu në mes të shtatorit

“Mos ndryshimi i Ligjit për zyrtarët publik, ashtu siç e ka kërkuar Gjykata Kushtetuese me aktgjykim, ka krijuar këtë që po e them unë dualizmin serioz, pasi organet e pavarura kushtetuese e zbatojnë ligjin e vjetër për shërbim civil, disa kanë nxjerr rregullore të veçanta në institucionin ku punojnë, duke rirregulluar mbi bazën e ligjit të vjetër, funksionimin e institucionit dhe kanë ndërtuar edhe marrëdhënie pune. Në këto rregullore shkelen të drejtat e kandidatëve për punësim dhe vet të punësuarave ku mungon qartësia. Qeveria ka tejkaluar tri herë afatin kohor për ligjin e pagave, rekomandimi jonë është shumë i thjesht dhe praktik, ky ligj duhet të vjen më së largu deri në mes të shtatorit për miratim në mënyrë që të krijon bazën ligjore të ligjit të pagave, që pastaj ndërlidhet në mënyrë strukturore dhe formale. Me këtë përmbushet reforma në administratë shtetërore dhe detyrimi që e kemi për ligjin për paga”, tha ai.

Interpelanca me ministrin Sveçla po vazhdon në Kuvend, ku grupet parlamentare po paraqesin qëndrimin e tyre.

​Kuvendi miratoi masat emergjente në furnizim me energji elektrike

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e qeverisë për masat emergjente në furnizimin e energjisë elektrike, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Partitë opozitare nuk e kanë mbështetur atë duke thënë se një vendim i tillë nuk ndihmon në furnizim të qëndrueshëm me energji.

Masat e emergjencës, ndër të tjera, përfshijnë: Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ka thënë se ka rritje të jashtëzakonshme të çmimeve në tregun evropian e cila sipas saj do të ndikojë negativisht edhe në Kosovë gjatë muajve në vijim.

Rizvanolli: Rritja e çmimeve në Evropë pritet të ndikojë në Kosovë gjatë muajve në vijim

“Duke e marrë parasysh situatën energjetike në vend dhe me qëllim të tejkalimit të kësaj situate qeveria propozon të shpallë masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji të vlefshme në furnizim me energji të vlefshme në një kohëzgjatje maksimale deri 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Kjo për faktin se kemi një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve në tregun evropian e cila do të ndikojë negativisht ngjatë muajve në vijim edhe në Kosovë në masën që ne detyrohemi të importojmë energji elektrike, për më tepër disa shtete evropiane kanë paralajmëruar ndalim të eksportit të vendeve fosile dhe gjatë muajve në vijim posaçërisht gjatë muajve të dimrit pastaj është e pritshme që disa shtete do të ndalojnë edhe eksporti ne energjisë elektrike”, ka thënë ajo.

Ajo ka propozuar që masat të nisin sa më herët që është e mundur.

Rizvanolli: Masat për energjinë duhet të fillojnë sa më parë

Me qëllim që të fillojmë masat sa më herët që është e mundshme në disa drejtime duke përfshirë këtu edhe nxitjen e kursimit të energjisë, edhe ndalimin e disa aktiviteteve që shpenzojnë shumë energji, dhe për të ndërmarrë masa të tjera potenciale për të ndihmuar KOST-im për të ndërmarr veprimet e nevojshëm në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit energjetik, por edhe për masa të tjera potenciale sipas nevojës që do të paraqitet ne propozojmë shpalljen e masave emergjente miratimin e tyre nga Kuvendit”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se nëse vazhdon trendi i njëjtë në Evropë, do të ketë nevojë për të vazhduar masat me radhë edhe për nga 30 ditë.

Por nga Partia Demokratike e Kosovës kanë kritikuar qeverinë që nuk kanë treguar se cilat ishin rezultatet nga masat emergjente të ndërmarra më herët.

Deputeti Ferat Shala ka thënë se qeveria do të duhej të dorëzonte një raport për këtë çështje.

Shala: Nuk kemi raport për rezultatin e nxjerrë nga masat emergjente të shpallura më herët

“Mund ta mbështesim sot këtë nismë që kemi vullnet për shkak të situatës globale, por nuk mund ta mbështesim këtë pa parë vendimin e qeverisë pse i ka ende 90 milionë dhe nuk kanë shkuar në sektor. A na ka mashtruar atëherë kryeministri dhe qeveria kur i ka zotuar mjetet apo po na mashtron sot, njëra është e sigurt nëse nuk janë të dyja mashtrime. Ne do të duhej ta kishim një raport pse sektori energjetik tash e 8 muaj nuk i merr mjetet e zotuara”, ka thënë ai.

Ndërsa Valentina Bunjaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qeveria duhet të trajtojë furnizimin e sigurt me energji në të kundërtën sipas saj do të ketë sërish reduktime të ashpra.

Bunjaku: Vendimi i qeverisë nuk ndihmon në furnizimin e sigurt me energji

“Ky vendim i qeverisë nuk i ndihmon asgjë në furnizim të sigurt e të qëndrueshëm në energji, nuk janë masa emergjente e as konkrete, janë krejtësisht aspekte informuese të përgjithshme të cilat janë të zakonshme në një shtet normal serioz për çdo sezon. Asnjë masë rekomandim në ketë vendim të qeverisë nuk flet për ndarjen e mjeteve financiare subvencione sigurim të importit, investime të energjisë alternative, por janë deklarata të thata pa asnjë impakt në teren... Ky vendim i qeverisë fatkeqësisht do të rrezikojë serish me dështim për furnizim të sigurt me energji prandaj duhet refuzuar., ka thënë ajo.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kritikuar qeverinë duke thënë se nuk po i qaset problemeve me ndonjë strategji dhe në kohën e duhur.

Lekaj: Veprimi i qeverisë për çështjen e energjisë është i zbehtë

“Ajo që mund të them edhe pse e arsyeshme, por ne edhe vitin e kaluar ju kemi paralajmëruar që do të hyjmë në një krizë të thellë energjetike që në korrik të vitit të kaluar dhe ju vendimin e parë dhe seriozitetin e parë e keni treguar pas tre muaj, të vonuar dhe pasi kemi hyrë në krizë energjetike. Kjo qeveri është mësuar të zgjedhë problemet ad-hoc pa strategji dhe pa vendimmarrje në kohën e duhur”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se vendimi i qeverisë parasheh masa të domosdoshme dhe i njëjti duhet mbështetur.

Kusari-Lila: Masat emergjente krijohen mekanizma për mbrojtje të qytetarëve

“Jo vetëm që duhet të mbështeten pro janë të domosdoshëm për të krijuar mekanizmat për përballim me mungesat me të cilat po ballafaqohen vendet në mbarë Evropën dhe më gjerë... Bashkë me vendimin për masat e emergjencës për fuqizim me energji krijohen mekanizmat për mbrojtje të qytetarëve më raport me krizën e cila po an pret gjatë sezonës së dimrit”, ka thënë ajo.

Ministria e Ekonomisë thotë se janë duke monitoruar situatën elektroenergjetike në Kosovë dhe ndërhyrjet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës në përgatitjen e termocentraleve për sezonin e dimrit.

Po ashtu, është njoftuar se menaxhmenti i KEK-ut së bashku me ekipet e mirëmbajtjes janë duke e bërë maksimumin që blloqet e termocentraleve të gjenerojnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën vendore. Termocentralet e KEK-ut janë në funksion mbi 80% të kohës gjatë një viti, që, sipas qeverisë, është mbi mesataren botërore të punës së termocentraleve me thëngjill.

Kuvendi shkon në pauzë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se seanca do të vazhdojë në ora 15:30.

“A është kamera e fshehtë”, Konjufca shkakton sërish të qeshura në Kuvend

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka bërë deputetët të qeshin edhe gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kur bashkëpartiakja e tij, deputetja Fitore Pacolli e kërkoi fjalën, Konjufca iu kthye duke e pyetur nëse është kamera e fshehtë. 

“Fitore a është kamera e fshehtë, a përnime po ma kërkon fjalën?”, tha Konjufca.

Kjo deklaratë bëri që të shpërthejnë të qeshurat në Kuvend.

Pas Haradinajt, Kurti replikon edhe me Haxhiu për veriun

Kryeministri Albin Kurti po debaton në Kuvend me deputetët opozitarë për situatën në veri të vendit. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se kjo parti ka punuar më së shumti për shtrirjen e sovranitetit në atë pjesë të vendit. Kurti i replikoi.

Haxhiu iu kundërvu kështu Kurtit pasi ai lavdëroi punën e institucioneve për veprimet e fundit të Veri.

“Asnjë parti nuk ka punuar më shumë për veriun, për sovranitetin dhe shtetin, sesa Partia Demokratike. Çka po thu i nderuar Albin me këtë logjikë se pse s’u bë ajo ose s’u bë kjo deri tash, ne kur është shpallur pavarësia në vitin 2008, ish dashtë me thënë pse kjo punë s’u bë në vitin 1912, a 1945, a 74-tën, a të 81-tën”, tha Haxhiu.

Kurti tha se këtu është një “dallim i madh”.

“Unë subjketim tim s’e përmenda asnjëherë. Unë nuk thash se këtë e kanë bërë anëtarët e subjektit tim ku jam kryetar. E kan bërë zyrtarët e shtetit. E kanë bërë zyrtarët e doganave, zyrtarët e policisë. Shteti i cili është i përbashkët, i ka arritur këto suksese”, tha Kurti.

“Por nëse ne kemi merita, është që ne e kemi çliruar shtetin për t’i bërë këto veprime. Sepse përpara ka dirigju partia. Partia ka thënë bën, partia ka thënë s’bën. Edhe partia ka thënë a e kemi njeriun tonë atje, e jo sa cilësor është për nga profesionalizmi e sa i ndershëm për nga integriteti. Pra, ky është dallimi i madh”, shtoi kryeministri.

Musliu kritika Hajdarit: Për furnizim të grurit keni angazhuar kompani ndërtimore

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e ka pyetur ministren e Tregtise, Rozeta Hajdari se pse për furnizimin e Kosovës me grurë e kanë angazhuar një komapni ndërtimore.

Asaj iu përgjigj ministrja Rozeta Hajdari.

“Kompania në fjalë merret me tregti dhe turizëm dhe pjesë të turizmit e ka edhe ndërtimin”, ka thënë ajo.

Sipas Hajdarit, “kanë marrë informacione nga fermeët për sasinë e grurit, por nuk kanë ofruar sasi të mjaftueshme”.

“Vetëm 1 mijë tonë grurë kemi siguruar nga tri shpallje brenda vitit”, tha ajo. “Jemi detyruar të angazhojmë kompani ndërkombëtare që të sigurojmë grurë”.

Hajdari përmendi edhe atë që s’mund të japin shumë informacione për shakk të konfidencialitetit.

“Ketë jeni duke e përmedur shpesh, s’mund të japim infromacione, por çfarë informata”, tha Ganimete Musliu.

E sipas Hajdarit s’mund të japin informacion “për lokacionin ku ndodhet gruri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat