Mbi 60 mijë prindër aplikuan për subvencionimin e teksteve shkollore për 24 orë

Aktuale

Mbi 60 mijë prindër aplikuan për subvencionimin e teksteve shkollore për 24 orë

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 15:14
Arberie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka thënë se 60,244 prindër kanë aplikuar brenda 24 orëve për subvencionimin e teksteve shkollore.

Një ditë më parë është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova.

“Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër. Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected]. Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes”, ka shkruar ajo.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka arritur as këtë vit t’ua sigurojë fëmijëve tekstet shkollore, prandaj prindërit do të duhet të aplikojnë për subvencione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat