Formimi i institucioneve, Kryeziu: Nëse nuk ndërhyn Osmani, ndërhyn Administrata amerikane

Aktuale

Formimi i institucioneve, Kryeziu: Nëse nuk ndërhyn Osmani, ndërhyn Administrata amerikane

Më: 1 maj 2025 Në ora: 14:35
Kadri Kryeziu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Kadri Kryeziu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka folur për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, dhe për mosformimin e Qeverisë.

Në emisionin Kosova Today, ai ka pohuar se nëse nuk ndërhynë presidentja Vjosa Osmani nëse për një periudhë nuk formohen institucionet e reja të vendit.

“Presidentja është me kompetenca neutrale, pra karakteri i saj është karakteri i unitetit, në situata të caktuara ajo e ka për detyrë për t’i ndihmuar që të krijohen institucionet.

Ajo duhet të jetë shumë aktive, ajo e ka dhënë betimin në parlament,  nëse jo atëherë ndërhyjnë forcat jashtme, respektivisht administrata amerikane. Kur nuk ndërhyn Osmani, Amerika ndërhyn”, ka thënë Kryeziu. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat