Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bujar Bukoshit.
Postimi:
Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bukoshi, miqve dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit.
Dr. Bukoshi ka qenë një figurë e rëndësishme në periudha kyçe të historisë sonë - si Kryeministër në ekzil gjatë viteve ’90 dhe si njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës institucionale dhe të historisë së shtetformimit të vendit tonë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!