Avdia për vendimin e Kushtetueses: Formim i institucioneve ose zgjedhje të jashtëzakonshme

Aktuale

Avdia për vendimin e Kushtetueses: Formim i institucioneve ose zgjedhje të jashtëzakonshme

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 22:57
Tomorr Avdia

Tomorr Avdia njohës i çështjeve politike ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme për seancat konstituive ka lënë vetëm një zgjidhje, formim të institucioneve ose zgjedhje të jashtëzakonshme.

Avdia në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se ditëve të fundit ndaj partive politike është shtuar edhe presioni ndërkombëtar.

“Realiteti tani është shumë i qartë që palët të gjejnë një zgjidhje që të konstituohet Kuvendi, por duket që në ditën e fundit ka zbarkuar edhe presioni diplomatik në selitë e partive politike. Kjo do të jetë veprimi i fundit ku palët mund të përqendrohen sa i përket marrjeve të vendimeve. Tani ka përgjigje, kjo duket se në çdo rast nuk mund të ketë ndryshime më të pozicioneve të palëve. Kanë vetëm një zgjidhje, ose formimi i institucioneve ose zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Gjykata Kushtetuese në masën e përkohshme të vendosur ka thënë se deputetët kanë të drejtë ta konsumojnë afatit 30 ditor që është deri më 26 korrik, por nuk mund të marrin vendime pas kësaj date e deri më 8 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat