Arianit Koci kërkon nga deputetët t’i kthejnë pagat për periudhën e pavlefshme të Kuvendit

Aktuale

Arianit Koci kërkon nga deputetët t’i kthejnë pagat për periudhën e pavlefshme të Kuvendit

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 18:42
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025.

Sipas këtij vendimi, deputetët kanë përfituar paga për një periudhë gjatë së cilës Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm.

“I ftoj deputetët t’i kthejnë pagat e kësaj periudhe.

Mos e hani djersën e popullit!”, ka thënë avokati Koci, duke kërkuar përgjegjshmëri dhe transparencë nga përfaqësuesit e qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat