Aktivitetet e përbashkëta, temë diskutimi midis Policisë së Kosovës e KFOR-it

Aktuale

Aktivitetet e përbashkëta, temë diskutimi midis Policisë së Kosovës e KFOR-it

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 17:12
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutash

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutash, me të cilin ka diskutuar mbi tema në interes të situatës së sigurisë në vendin tonë, raporton KosovaPress.

Në takim u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun e Kosovës.

Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat