Kush spiunoi te serbët për planet e NATO-s për bombardimet në ish Jugosllavi?

Aktuale

Kush spiunoi te serbët për planet e NATO-s për bombardimet në ish Jugosllavi?

Më: 21 mars 2026 Në ora: 19:17
Jamie Shea

Ish-zëdhënësi i NATO-s në kohën e bombardimeve të vitit 1999, Jamie Shea, ka folur edhe për situatën e spiunëve edhe brenda vetë kësaj orgaizate.

Ai ka përmendur disa raste të rrjedhjeve të informacioneve dhe që personat në fjalë ishin dënuar për këto veprime.

“Po në një organizatë të madhe siç është NATO ndodh që herë pas here të keni ato që quhen ‘Molla të këqija’”, ka thënë Shea në Info Magazine.

“Kjo është e vërtetë dhe kishte disa incidente ku njerëz në strukturën e komandës ushtarake kanë mundur të kenë simpati për serbët ndoshta i kanë rrjedhur disa informacione. Natyrisht kjo është gjithnjë për keqardhje por këta njerëz u zbuluan , u ndoqën dhe humbën vendin e punës”.

Sidoqoftë, sipas Sheas, as “spiunimet e tyre” nuk ndryshuan fare dhe NATO-ja mbeti e vendosur për të bërë atë që kishte bërë.

“Ata u dënuan për ato veprime por në pamjen e madhe të gjërave këto incidente nuk bënë asnjë ndryshim, hiç fare. NATO nuk u ndal, NATO nuk e humbi vendosmërinë e saj dhe Operacioni i NATO-s kishte përfundim të suksesshëm”.

“Automatikisht ju doni që procesi të jetë perfekt, por procesi kurrë nuk është perfekt. Por ajo që ka rëndësi është arritja e rezultateve që i do”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat