Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashëgimia e tij do kujtohet me mirënjohje të përhershme

Aktuale

Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashëgimia e tij do kujtohet me mirënjohje të përhershme

Më: 10 prill 2026 Në ora: 22:04
Eliot Engel

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur e pikëlluar për vdekjen e ish-kongresistit Eliot Engel.

Në postimin e ambasadës thuhet se, mbështetja e palëkundur e Engel për Kosovësn, ndihmoi në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme mes Kosovës dhe SHBA’ve.

‘’Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Eliot Engel. Gjatë viteve, mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën dhe popullin e saj ndihmoi në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme’’, thuhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat