Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Aktuale

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 12:25
Personi i kerkuar

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.

Si dhe u bën thirrje qytetarëve që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, t’i ndajnë me policinë.

Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat